Ten Hag nuk e do te Man Utd, miqtë e Ronaldos i përgjigjen spekulimeve

Cristiano Ronaldo nuk do të insistojë të mbetet nëse nuk është i dëshiruar nga trajneri i ardhshëm i Manchester United .

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, pritet të konfirmohet si trajner i ri i United javën e ardhshme.

Me ardhjen e Ten Hag po flitet që holandezi insiston që Ronaldo të largohet këtë verë, pasi nuk është në planet e tij.

Sipas gazetës AS, Ronaldo është i gatshëm ta pranojë vendimin dhe nuk do të qëndrojë aty ku nuk dëshirohet.

Burime pranë kapitenit të Portugalisë thonë se ai nuk do të qëndrojë nëse Ten Hag nuk dëshiron të punojë me të.

Paris Saint-Germain është përmendur si një destinacion i mundshëm për golashënuesin kryesor të Unitedit.

Go to TOP