Prishtinë: Vidhen pajisje për prodhimin e kripotvalutave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy viktima meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga lokali i tyre janë vjedhur pajisje për prodhimin e kriptovalutave si dhe një shtëpizë.

Tutje tregohet se, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe me vendimin e prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 14.04.2022-04:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga lokali i tyre janë vjedhur pajisje për prodhimin e kriptovalutave si dhe shtëpiza. Ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Go to TOP