Temperaturat ekstreme në Ballkan/ Qytetarët në Greqi bëjnë apelin dramatik: Ju lutem na shpëtoni fëmijët

Stuhia e dëborës dhe ngricave ka përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet fqinje.

Në Greqi situata është më e rëndë. Në Athinë disa akse rrugore dhe zona janë bllokuar si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar kaos.

Një prej drejtuesve të makinave që u bllokua për shumë orë si pasojë e stuhisë bëri thirrje për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar.

“Jam me dy fëmijë të mitur, nuk lëvizim dot.

Fatmirësisht një zotëri na solli pak ujë për fëmijët. Ka të moshuar me probleme, askush nuk është paraqitur për të na ndihmuar, asgjë.

Gjeni një mënyrë që zjarrfikësit të paktën të shpëtojnë fëmijët”, tha ai, duke bërë thirrje për ndihmë.

Situata paraqitet e vështirë edhe për orët në vijim, ku stuhia parashikohet që të jetë akoma më e fortë.

Go to TOP