Të pandehurit Flutur Kepuska, Pal Quni dhe Avni Rexha nesër para drejtësis…

Nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore, shqyrtimi kryesorë i veprës penale, për rastin e njohur si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare ne zgjedhje te drejtoreve të shkollave në komunën e Gjakovës”, raporton Kosova.info

Kosova.info kishte raportuar edhe me herët lidhje me këtë, ku në Drejtorinë për Arsim të Komunës së Gjakovës. të pandehurit në cilësi të anëtarëve të komisionit rekrutues në konkursin e shpallur nga zyra e personelit në Kuvendin Komunal në Gjakovë me nr. referues 01-111/01-5889 të datës 15.03.2021 për pranimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve të shkollave fillore dhe shkollave të mesme në Komunën e Gjakovës, me dashje kanë cenuar të drejtën e kanddiatëve në punësim

“Me datën 11.06.2021 në Gjakovë, saktësisht në Drejtorinë për Arsim të Komunës së Gjakovës. të pandehurit në cilësi të anëtarëve të komisionit rekrutues në konkursin e shpallur nga zyra e personelit në Kuvendin Komunal në Gjakovë me nr. referues 01-111/01-5889 të datës 15.03.2021 për pranimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve të shkollave fillore dhe shkollave të mesme në Komunën e Gjakovës, me dashje kanë cenuar të drejtën e kanddiatëve në punësim në kushte të barabarta, ashtu që të pandehurit ne kundërshtim me kompetencat e tyre kanë shpërfillur udhëzimin administrativ (MASH) 151/2020 duke favorizuar kandidate që mbajnë poste politike si dhe duke i cenuar të drejtat e punësimit të tjerëve në atë mënyrë që në shkollën fillore “Ganimete Terbeshi” në fshatin Ponoshec kanë eliminuar nga konkurrenca kandidatin- të dëmtuarin “Valdet Sadrija” me arsyetimin se nuk plotëson kriteret e nevojshme, në shkollën fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe shkollën fillore “Zei Lush Marku” në fshatin Brekoc Komuna e Gjakovës kanë pranuar si të vlefshëm aplikacionet të cilat kanë qenë të pakompletuara për kandidatët Miranda Shllaku dhe Pjetër Dodaj, në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë është përzgjedhur kandidatja Florentina Gjergjaj duke qenë në dijeni që e njëjta është anëtarë e kryesisë së partisë AAK-së në Gjakovë, me ç’rast iu kanë shkaktuar dëm kandidatëve të tjerë”.

Kosova.info do te ju mbajë të informuar për verdiktin final, ku pritët nesër të seanca gjyqësore, shqyrtimi kryesorë i veprës penale, për rastin e njohur si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare ne zgjedhje te drejtoreve të shkollave në komunën e Gjakovës”/ Kosova.info

Go to TOP