Pejë: Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një motoçikletë.

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, për tretman mjekësor.

Lajmi për Klankosova.tv, u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 18:30.

Go to TOP