Të enjten hapet Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë

Edicioni i parë i Festivalit të Gastronomisë në Gjakovë do të hapet më 18 korrik me një performancë të veçantë live nga këngëtarja Adelina Thaqi.

Gjithashtu gjatë tri netëve të ardhshme, do të performojnë Fisnikët, Rilindja, Grupi NA, Eranda Bytyqi & Band, dhe ky edicion do të mbyllet me tingujt e muzikës popullore nga Edi Furra, këngëtari ikonik i Gjakovës.

“Përveç muzikës, festivali do të ofrojë edhe një program të pasur gastronomik, ku degustimet do të jenë falas për pjesëmarrësit. Festivali do të mbyllet me natën tradicionale nga QARSHIA E JUPAVE. Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë, do të mbahet nga data 18 deri më 21 korrik 2024. Ky festival po organizohet në partneritet me Komunën e Gjakovës dhe do të ofrojë një përvojë të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e Festivalit. /Kosova.info/

Go to TOP