TC “Kosova B” rinis operimin dhe adreson emetimet e shtuar

TC “Kosova B” ka rifilluar operimin e njësisë B1 më 18 gusht 2024, duke shënuar një periudhë të shkurtër emetimesh të shtuara deri më 3 shtator 2024.

“Kjo situatë është zgjidhur falë gatishmërisë dhe angazhimit të stafit të TC “Kosova B”. Duhet theksuar se termocentrali operon me pajisje elektrofiltrimi, mekanike dhe elektrike, të cilat kanë mbi 40 vite në përdorim”, thuhet në njoftim.

Tej thuhet se, për më tepër, janë duke u koordinuar veprimet me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për implementimin e projektit të elektrofiltrave në njësitë B-1 dhe B-2, çka pritet të mundësojë që TC “Kosova B” të operojë plotësisht në përputhje me direktivat e BE sa i përket emetimeve. /Kosova.info/

Go to TOP