Osmani takon nobelisten Nadia Murad për të forcuar mbështetjen ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nobelisten Nadia Murad, një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. 

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Nadia Murad është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo sot ishte në Kosovë që t’i bashkojmë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej. Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë. /Kosova.info/

Go to TOP