Tahiri për Muratin: Është esenciale që të ndërrohet ky ministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se “është esenciale që të ndërrohet ministri i Financave”, duke iu referuar Hekuran Muratit.

Ai ka hedhur kritika edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Kemi një kryeministër që merret për polemika politike, e jo me statistika ekonomike”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, kjo Qeveri “nuk është duke bërë asgjë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve”.

Go to TOP