Kosova

Abdixhiku e Kusari përplasen në Kuvend: Më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendit për mungesën e Abdixhikut në seancën kur u diskutua për çështjen e tërheqjeve të mjeteve nga Trusti.

Kusari nga foltorja iu drejtua Abdixhikut, duke i thënë se prezencën e tij e kanë kërkuar vetëm në atë seancë të Trustit, derisa e akuzoi se po tenton të imitojë kryeministrin Albin Kurti në fjalimet e tij.

“Jeni një seancë vonë, sepse seanca për Trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë më 23 qershor. Asnjëherë tjetër s’e kemi kërkuar prezencën tënde, për atë ditë është kërkuar prezenca juaj dhe ekonomistëve të grupit, sepse i keni dhënë mbështetje një ideje që s’e ka asnjë logjikë ekonomike”.

“Mungesa juaj s’është evidente, prezenca juaj e heshtur është evidente. Por, sot e kuptuam se pse ju vini në seancë – vini për ta dëgjuar dhe imituar kryeministrin e Kosovës siç tentuat ta imitoni në fillim të fjalimit dhe atë pasuksesshëm”.  

Kusari-Lila tha se Abdixhiku shkoi në kategorizime personale dhe ofendoi.

“Drejtimi në të cilin ju e pëlqeni qeverinë Kurti tregon se ju nuk keni as ambicie për pushtet, se ai drejtim e ka kohëzgjatjen së paku edhe një mandat”.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur edhe kryetari i LDK-së, Abdixhiku, i cili ia përmendi ndërrimin e partive Kusarit.

“Më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote”, tha Abdixhiku në replikë, derisa i kërkoi Kusari-Lilës që të “mbajë nivelin e diskutimit korrekt”.

“Dhe siç e di që këto fjalë lavdëruese që të doket se krejt t’u kanë bërë si shefi i kam dëgjuar edhe për Hashimin, edhe për Bexhetin edhe tash po i dëgjoj për Albinin. Edhe kur ke qenë në Grupin tonë Parlamentar kemi besuar në ekonomi të tregut , kemi besuar në tatime që lehtësojnë jetën e qytetarëve”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort