Surroi: Porosia e ShBA-së të pranohet dhe të ketë bashkëbisedim rreth saj 

Publicisti Veton Surroi ka thënë se porosia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të pranohet nga Qeveria e Kosovës lidhur me tensionimin e situatës në veri të vendit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se kjo porosi duhet trajtuar sepse ka të bëjë decedivisht me sigurinë dhe stabilitetin në vend.

“Po, është një situatë e paprecedentë edhe është vështirë të krahasohet me një periudhë tjetër. Kemi të bëjmë me një fakt, pra kemi të bëjmë me shprehjen e pakënaqësisë së ShBA-së me veprimet në një segment të veçantë të sigurisë”.

“Dhe këtë porosi duhet pranuar, trajtuar dhe siç bëjnë miqtë duhet biseduar rreth saj”.

Tutje, ai ka theksuar se situata duhet të analizohet ashtu siç është, pa hyrë në detaje se si erdhi deri këtu.

“E vetmja formë në të cilën do trajtuar është duke u dakorduar sepse kemi të bëjmë me një përgjegjësi të veçantë që kanë ShBA-të dhe KFOR-i për ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit të vendit”.

“Prandaj është një detyrë e përbashkët e dakordimit rreth masave të sigurisë”.

Go to TOP