Milot Rashica fiton Superligën e Turqisë me Galatasarayn

Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022-23.

Pjesë e këtij ekipi është edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica.

Ekipi nga Stambolli e siguroi titullin pas fitores së madhe ndaj Ankaragucu me rezultat 4-1. Ndër golat asistoi edhe Rashica, të parin për Mauro Icardin.

Kosovari është i huazuar te Galatasary nga Norwich City, mbetet për t’u parë nëse ekipi turk do e blejë.

Rashica në sezonin e parë në Superligën e Turqisë, shënoi katër gola dhe asistoi gjashtë të tjerë. 

Go to TOP