Egjipti në festë pas suksesit ndaj Australisë, vëmendja te Argjentina

Përfaqësuesja e Egjiptit po përjeton momente historike pas kualifikimit dramatik në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, ku mposhti Australinë pas ekzekutimit të penalltive.

Në një ndeshje me shumë emocione, Egjipti barazoi 1-1 në kohën e rregullt dhe më pas siguroi kualifikimin me rezultat 4-2 në penallti, duke shkruar një nga fitoret më të mëdha në historinë e tij në Botëror.

Golin e epërsisë për “Faraonët” e realizoi Emam Ashour, ndërsa Australia barazoi pas një autogoli të Mohamed Hany. Në serinë e penalltive, Egjipti u tregua më i saktë, me realizime nga Mahmoud Saber, Rami Rabia, Mohamed Salah dhe Hossam Abdel-Maguid, ndërsa australianët humbën dy goditje vendimtare.

Festë historike, por me këmbë në tokë

Pas ndeshjes, lojtarët e Egjiptit theksuan emocionet e mëdha, duke e cilësuar këtë kualifikim si moment historik për futbollin egjiptian dhe një fitore që ka gëzuar miliona tifozë në vendin e tyre.

Megjithatë, pavarësisht festës, në kampin egjiptian është vendosur tashmë fokusi te sfida e radhës ndaj Argjentinës, kampionëve në fuqi dhe një prej favoritëve kryesorë të turneut.

Mesfushori dhe lojtarët e tjerë theksuan se tani është koha për rikuperim dhe përgatitje serioze, duke pranuar se përballja me Argjentinën do të jetë një test i madh në 1/8 e finales, që zhvillohet në Atlanta.


Go to TOP