Dardanët e rinj startojnë me fitore në EuroBasket Division C

Përfaqësuesja e Kosovës U16 Meshkuj e ka nisur me fitore kampanjën në FIBA U16 EuroBasket Division C, që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.

Dardanët e rinj treguan paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit A, duke e mposhtur Moldavinë me rezultat 58:75, në një duel ku Kosova kontrolloi ritmin e lojës dhe krijoi epërsi të qëndrueshme gjatë pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Kosova e nis në mënyrën më të mirë turneun dhe merr momentum të rëndësishëm në garën për avancim në fazën tjetër.

Në ndeshjen e radhës Kosova U16 do të përballet me San Marinon, të hënën nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së dytë të grupit.

Dardanët synojnë vazhdimin e formës pozitive dhe një tjetër fitore për ta forcuar pozicionin në grup.


Go to TOP