Sulmohen dy vetura në Zveçan, njëra me shkopinj bejsbolli e shufra metalike

Dy raste të sulmit dhe dëmtimit apo asgjësimit të pasurisë janë inicuar ditën e djeshme në qytetin e Zveçanit.

Në rastin e parë, rreth orës 10:00 të ditës së djeshmë është raportuar se një veturë është sulmuar me mjete të forta nga disa persona, përfshirë disa të maskuar.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy grupe personash të panjohur, prej tyre disa me maska, e kanë sulmuar me mjete të forta duke i dëmtuar veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kurse në rastin tjetër, ankuesi ka raportuar në polici se vetura e tij është sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë.

Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale teksa as në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë përderisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me shkopinjë bejspolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë. Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP