Aksident i rëndë trafiku pranë pikës kufitare në Vermicë, disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në afërsi të pikës kufitare në Vermicë, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Si pasojë e përplasjes, sipas informacioneve të para, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe njësitet përkatëse policore, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Gjendja e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.


Go to TOP