Biznesmeni shqiptar u rrah dhe u ekzekutua me pistoletë, autori e njihte: Si i fshehu gjurmët

ITALI– Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara fillimisht është rrahur dhe më pas është ekzekutuar me pistoletë. Kështu raportojnë mediet italiane. Ndonëse Ara rezultonte i zhdukur që prej datës 2 Shtator, kur familja e tij iu drejtua autoriteteve për ndihmë, karabinierët e gjetën këtë diel.

43-vjeçari, i cili jetonte në Mathi të Torinos, ishte drejtues i sipërmarrjes Nuova Edile, me qendër në rrugën Cirie 10. Mëngjesin e së dielës, ai u gjet i vrarë në një fushë në San Carlo Canavese, që ndodhet jo shumë larg Mathi-t.  Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në tokë, pranë makinës së tij, përgjatë një rruge jo shumë larg nga ndërmarrja në pronësi të tij. Trupi i tij u sinjalizua nga një kalimtar i rastit.

Automjeti u gjet i djegur pjesërisht. Kjo u duk si një përpjekje e autorit të krimit për të zhdukur gjurmët e tij. Hetimet e para të rrethanave të ngjarjes janë tregues se kush ka rrëmbyer e ekzekutuar biznesmenin shqiptar e njihte atë mirë, ashtu si dhe zonën ku u gjet trupi.

Në këtë zonë mungojnë telekamerat e sigurisë rrugore që mund të jepnin informacione të rëndësishme mbi autorin. Ara ishte baba i katër fëmijëve.

Go to TOP