Spahiu tregon pse e quajti ‘majmun’ imamin

Debati për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka bërë që natën e kaluar të ketë një përplasje të ashpër mes opinionistit Nexhmedin Spahiu dhe imamit Bekim Jashari.

Duke mbrojtur tezën e tij për kombin kosovar, Spahiu është kundërshtuar nga Jashari, i cili tha se ekziston vetëm kombi shqiptar.

Spahiu e konsideroi fyerje nga ana e Jasharit mohimin e kombit kosovar dhe gjatë debatit iu drejtua atij duke i thënë ‘majmun’.

E pas kësaj, vetë Spahiu ka reaguar në Facebook.

Ai ka shkruar se pjesëmarrësi në debat (imami Jashari v.j.), ofendoi mbi baza kombëtare, dhe siç thotë Spahiu, u detyrua t’i thotë ‘majmun’.

Shkrimi i tij:

Nga gjithë ato gjëra me vlerë që i thash në studion e TV Dukagjinit, portalet dhe rrjetët sociale po transmetojnë vetëm atë që një pjesëmarrësi në debat që ofendonte mbi baza kombëtare u detyrova me I thanë MAJMUN pas dy paralajmërimeve që të mos ofendonte.

Go to TOP