Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

Bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, Shekip Fazliu rrëfen momente nga luftimet me serbët në Prekaz më 5,6 dhe 7 mars 1998.

Fazliu thotë se kur tanket e serbëve kishin filluar të shkonin në drejtim të shtëpive të familjes Jashari, ky dhe bashkëluftëtarët e tij kishin vendosur t’u dilnin përballë dhe të mbroheshin me ato pak armë që i kishin. Madje Fazliu, tregoi se si Bashkim Jashari i kishte dhënë bombën e fundit për ta ruajtur për vete.
“Kishim armë krahu, bomba dore, madje unë nuk kam pasur bombë por bashkimi ma ka dhënë bombën edhe me tregu se te ne ka qenë bindja që të mos biem në dorën e serbëve, kur kam kërkuar municion dhe kemi thënë se sa kemi municion thotë ata çka e ki për fund, thotë ruaje bombën ma gjuan bombën të cilën unë e marr”, tha ai.

Teksa rrëfen ngjarjen, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, Shekip Fazliu tregon se si e ka neutralizuar tankun Hamz Jashari.

Go to TOP