Kosova.info

Sonte mbahet ceremonia e “MTV EMA 2022”, fokusi tek këngëtaret shqiptare

Sot do të mbahet ceremonia gala e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022 në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërsa janë shqiptarët ata që do të dominojnë në këtë eveniment.

Si fillim eventin do e drejtojë këngëtarja Rita Ora me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi duke vazhduar edhe me performanca e nominime, njofton Klankosova.tv.

Këngëtaret e njohura, Bebe Rexha dhe Ava Max po ashtu do të jenë pjesë e MTV EMA dhe pos tjerash do të interpretojnë hitet e tyre para publikut të pranishëm.

Madje, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” janë nominuar të tri artistet me famë internacionale dhe origjinë shqiptare – Bebe Rexha dhe David Guetta me këngën “I’m good (Blue)”, Dua Lipa dhe Megan The Stallion me “Sweetest Pie” si dhe Ava Max dhe DJ Tiesto me këngën “The Motto”.

Pjesë e nominimeve është edhe rep artistja Loredana, e cila do të garojë në kategorinë “Performuesja më e mirë zvicerane”.

escort mersin - izmir escort