Teatri italian ndriçon Prizrenin, “Darkness Picnic” magjeps publikun në Prizren Fest
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka bërë të ditur se ka mbështetur shfaqjen teatrore “Darkness Picnic”, të realizuar nga Sardegna Teatro, në kuadër të edicionit të pestë të Prizren Fest – Open Air International Theatre Festival.
Shfaqja u mbajt të mërkurën në Amfiteatrin dhe Parkun e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren dhe ishte e frymëzuar lirshëm nga vepra “Picnic at Hanging Rock”.
Sipas Ambasadës Italiane, performanca gjithëpërfshirëse dhe e përshtatur për ambientin e hapur ftoi publikun të përjetonte një ritual të përbashkët qetësie dhe dëgjimi nën qiellin e natës.
Ambasada falënderoi organizatorët e Prizren Fest dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar aktivitetin si një tjetër moment të bukur të promovimit të kulturës italiane në Kosovë.

