Kthehet Joshua, mposht Prengën

Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Anthony Joshua-s bënë diferencën.

Ish-kampioni britanik i botës u rikthye nga një raund i parë katastrofik për të fituar me nokaut në raundin e dytë, në një duel dramatik që mbajti në ankth mijëra tifozë në Xhedah dhe miliona të tjerë para ekranit.

Askush nuk e priste atë që ndodhi në tre minutat e para. Prenga hyri në ring pa asnjë kompleks inferioriteti dhe dominoi plotësisht ish-kampionin e botës. Me një seri goditjesh të fuqishme, shqiptari e vuri Joshua-n në vështirësi të mëdha, duke e rrëzuar në tapet disa herë gjatë raundit të parë. Britaniku u shpëtua nga përvoja, këmbëngulja dhe gongu, pasi raundi ishte pa diskutim në favor të boksierit shqiptar.

Arena mbeti e shtangur. Joshua dukej i tronditur dhe për herë të parë pas shumë vitesh u pa në prag të një humbjeje të bujshme. Prenga kontrolloi ritmin, imponoi forcën e tij dhe i dha publikut një demonstrim të nivelit të lartë që kishte arritur.

Por në raundin e dytë gjithçka ndryshoi

Joshua u rikthye në ring me një qasje krejt tjetër, më i qetë dhe më i kujdesshëm. Britaniku nisi të shfrytëzonte përvojën e tij, duke gjetur distancën e duhur dhe duke goditur me kombinime gjithnjë e më të sakta. Prenga provoi të ruante të njëjtin ritëm, por gradualisht filloi të humbiste terren përballë reagimit të kundërshtarit.

Në momentin vendimtar, Joshua goditi me një të djathtë të fuqishme që lëkundi shqiptarin. Pasoi një seri goditjesh të tjera dhe një tjetër e djathtë e pastër e dërgoi Prengën në tapet. Arbitri ndërhyri menjëherë, duke ndalur sfidën dhe duke i dhënë fitoren me nokaut britanikut.

Pavarësisht humbjes, Kristian Prenga largohet nga kjo përballje me kokën lart. Ai i dhuroi Anthony Joshua-s një nga raundet më të vështira të karrierës së tij dhe tregoi se mund të rivalizojë me emrat më të mëdhenj të peshave të rënda.

Për Joshua-n, kjo fitore e rikthen fuqishëm në garën për duelet më të mëdha të divizionit, ndërsa për Prengën mbetet krenaria e një paraqitjeje që për pak çaste bëri të besonte gjithë botën e boksit se mrekullia shqiptare ishte shumë pranë.

Kliko këtu për të parë videon e raundit të dytë

Go to TOP