Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Tri ndeshje tjera interesante do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e ditës do të jetë ballafaqimi në mes të Llapit dhe Gjilanit.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00.

Gjilani pas dy barazimeve rresht do të synojë që të rikthehet te fitoret ndaj Llapit.

Në ndeshjen tjetër, kampioni aktual Ballkani e pret Ferizajn, ku do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive, pas humbjes ndaj Llapit.

Ndërkohë, Malisheva i shkon Dritës, në Gjilan, që është në formë të dobët, pasi në tri ndeshjet e fundit nuk di për fitore.

Dy përballjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Ndryshe, përballja në mes Llapit dhe Gjilanit do të transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion.

Go to TOP