Kosova U18 femrat triumfon ndaj Gjeorgjisë në EuroBasket

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave ka mbyllur me sukses të madh FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026.

Vajzat Dardane kanë triumfuar ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen për vendin e tretë, duke siguruar medaljen e bronztë në turneun që u zhvillua nga 21-26 korrik 2026 në Palestrën Sportive “Karagaçi” në Pejë.

Ky është një tjetër rezultat i madh për basketbollin e Kosovës, që tregon punën e madhe me gjeneratat e reja.

Kosova U18 e mbyll turneun në pozitën e tretë në Pejë, para publikut vendas.


Go to TOP