Situatë e qetë në veri të vendit, pas tensioneve të paradites

Situata e sigurisë në komunat veriore të vendit u përshkallëzua të premten, pasi kryetarët e rinj në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të dalë nga zgjedhjet lokale të 23 prillit, shkuan sot në zyrat e tyre për të ushtruar mandatet e fituara.

Situata në tri komunat veriore të vendit u tensionua në orët e paradites, në kohën kur kryetarët e rinj, të cilët dhanë betimin një ditë më herët, filluan ditën e tyre të parë të punës.

Strukturat paralele serbe, duke organizuar grupe protestuesish në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, tentuan ndalimin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale përmes sulmeve në drejtim të Policisë së Kosovës dhe automjeteve të tyre zyrtare./rtk

Go to TOP