Si kusht paramartesor, Sam Asghari nuk do të marrë asnjë nga pasuria miliona dollarëshe e Britney Spears

Britney Spears dëshiron që të ruajë pasurinë dhe asetet e saj në martesën me Sam Asghari.

Të porsamartuarit kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore që siguron se Asghari, 28-vjeçar, nuk do të marrë asnjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears e fituar para datës së dasmës nëse ata divorcohen në të ardhmen.

Ky lajm fillimisht u raportua nga TMZ.

Asghari bëri shaka në Instagram pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një para-martesë për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e yllit të muzikës pop.

Të enjten mbrëma, Spears, 40 vjeçare dhe Asghari i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit para 60 të ftuarve në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles, Kaliforni.

Spears veshi një fustan të personalizuar nga Versace gjatë ceremonisë përpara se të ndërrohej tri herë të tjera gjatë natës.

Go to TOP