Shtrirja e sovranitetit në veri

Edhe gjatë vitit që lamë pas, institucionet e vendit, bashkë me mekanizmat e sigurisë, kanë punuar intensivisht për shtrirje të sovranitetin në veri dhe krijimin e kushteve për siguri e stabilitet për qytetarët që jetojnë në atë pjesë të Republikës.

Atje për një kohë të gjatë mbizotëronin grupet kriminale të mbështetura nga Serbia. Policia e Kosovës vazhdoi me mbylljen e objekteve të tjera të strukturave paralele serbe që funksionin në veri të vendit.

Në shkurt, autoritetet e sigurisë mbyllën katër qendra ilegale gjatë një aksioni në këtë pjesë. Mbyllja e tyre erdhi pasi policia dyshonte se këto qendra përdoreshin nga strukturat paralele të Serbisë, të cilat merreshin me lëshimin e dokumentacioneve të falsifikuara dhe të dyshimta.


Go to TOP