Shtegu i Kalasë së Prizrenit mirëpritet nga turistët vendor e të huaj

Fillimi i rregullimit të shtegut të Kalasë së Prizrenit po mirëpritet nga vizitorë që ngjiten në këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Shtegu, përveç kalldrëmit, do të ketë ndriçim publik, ulëse, ndërsa futet në projektin 3-milionësh të sheshit “Shatërvan”.

Ngjitja në Kalanë e Prizrenit nuk është e lehtë për ata që e vizitojnë objektin më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të qytetit. Vizitorët kërkojnë nga komuna që të punojë në lehtësimin e ngjitjes në këtë vend.

Për ta bërë me të lehtë rrugën në drejtim të Kalasë, menaxheri i projektit Shafi Gashi thotë se shtrim i rrugicave pritet ta përmirësojë ngjitjen e vizitorëve.

“Brenda kalasë në kemi që ruhet sot e kësaj dite kalldërmi origjinal me gurë lumi edhe ky tip kalldërmi që është duke u vendosur natyrisht se është pak a shumë i njëjtë, natyrisht është pak më modern, me materiale pak më të forta, dhe me gurë ansorë që e bëjnë më të fortë dhe të mbrojtur këtë kalldër që është duke u punuar”, tha për RTK, Shafi Gashi, menaxher i projektit të kalasë së Prizrenit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, shpjegon për RTK, se shtegu i kalasë së qytetit do të futet në kuadër të projektit të shatërvanit. Përveç kalldrëmit, ai thotë se ky shteg do të ketë edhe ndriçim publik dhe se deri në fund të vitit do të përfundojë zona e shatërvanit, si dhe disa rrugë në zonën e parë historike.

Go to TOP