Shqipëri: Çmimet e ushqimeve u rritën, por inflacioni ra

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera që përdorim çdo ditë u rritën më lehtë se një vit më parë edhe në gusht. Vala e inflacionit vijoi tërheqjen për të dytin muaj me radhë, me treguesin e ndryshimit të çmimeve të fiksuar në nivelin 2 për qind nga 4 për qind gushtin e një viti më parë. A2 raporton se të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej qershorit të vitit 2021.

Flukset e shkuara të turistëve rritën në 2.4 për qind inflacionin tek ushqimet dhe pijet muajin e shkuar. Një inflacion në këto nivele, veç konsumatorëve është lajm i mirë për ata që kanë kredi në banka.

Pas zbutjes së politikës monetare në fillim të korrikut, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko në konferencën e fundit dha sinjale për ulje më tej të interesave në varësi të ecurisë së inflacionit. Kjo do të bënte që huamarrësit shqiptarë në lekë të paguanin më pak në këstet e tyre të kredive.

Go to TOP