Shiste radio policie në rrjetet sociale, arrestohet 28-vjeçarja nga Tirana
Një 28-vjeçare në Tiranë është arrestuar nga Krimi Ekonomik dhe Financiar për shitje të mallrave kontrabandë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Receiver 28 vjeçarja banuese në Tiranë u arrestua për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar 28 vjeçarja e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
