Nëna në Viti e raporton të zhdukur vajzën e saj
Nëna në Viti ka raportuar në Polici se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ajo ka deklaruar se nuk e di vendndodhjen e saj.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore
Raporti i plotë:
Viti, 11.07.2022 – 15:00. Më 15.07.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj. Rasti në procedurë hetimore.
