Shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në Gjilan bëhet me autoambulancë të re

Nga sot qytetarëve të Komunës së Gjilanit, do t’i ofrohen shërbime edhe më të shpejta e më cilësore shëndetësore nga Shërbimi i Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kjo pasi që nga sot shërbimit të urgjencës së QKMF-së, i është shtuar edhe një autoambulancë e re.

Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni bashkë me u.d. të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të Shërbimit Urgjent.

Alban Hyseni tha se nga një që ishte, po bëhen katër autoambulanca.

Ai tregoi se sot kanë pranuar autoambulancën e re me vlerë rreth 60 mijë euro.

“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha kryetari Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP