Shatrolli fiton dy çmime në Festivalin e Dibrës: “Grafitet” triumfon si shfaqja më e mirë
Në edicionin e 23-të të Festivalit të Dibrës, dramaturgu Naser Shatrolli ka shkëlqyer me shfaqjen “Grafitet”, e cila u shpall fituese e çmimit kryesor. Gjithashtu, çmimi i dytë shkoi për aktorin Gani Veseli për performancën e tij të jashtëzakonshme.
“Shfaqjen e kemi realizuar me dashuri dhe përgjegjësi. E kam dashur që t’ia dhuroj një copë zemre tokës së Preshevës,” tha Shatrolli pas triumfit.
Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe jurinë për vlerësimin e tyre, duke e quajtur këtë sukses një moment mirënjohjeje të thellë. /Kosova.info/