Shahini për Sahit Jasharin: Heroi i Kosovës që do të kujtohet përherë për sakrificën dhe kontributin e tij

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Heroit të Kosovës, Sahit Jashari duke vlerësuar lart kontributin e tij në luftën për liri.

Përmes një reagimi publik, Shahini e ka cilësuar Sahit Jasharin si një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij për çlirimin e vendit do të mbeten të paharruara.

“Kontributi, sakrifica dhe përkushtimi yt për lirinë e Kosovës do të mbeten përherë të paharruara. Lufta juaj çlirimtare na solli lirinë dhe dinjitetin që gëzojmë sot”, ka shkruar Shahini.

Ai ka nderuar jetën dhe veprën e Sahit Jasharit duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm në historinë e Kosovës.

“Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin e Kosovës, Sahit Jashari”, ka përfunduar Shahini. /Kosova.info/

Go to TOP