Amorim drejt stolit të Milan
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, është shndërruar në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e Milan.
Klubi italian ka vendosur të ndahet nga Massimiliano Allegri, pasi skuadra dështoi të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Fillimisht, favoriti kryesor për stolin e Milan ishte trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, të cilit i ishte ofruar një kontratë paraprake dyvjeçare.
Megjithatë, sipas “The Athletic”, tani Ruben Amorim është kandidati më i favorizuar për të marrë drejtimin e “kuqezinjve”. Dyzet e një vjeçari portugez është pa skuadër që nga janari, kur u shkarkua nga Manchester United.
Amorim ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e Milan gjatë kësaj jave dhe konsiderohet si opsioni më serioz për postin e trajnerit.
Më herët, Milani kishte planifikuar ta emëronte spanjollin Andoni Iraola. Megjithatë, ky plan dështoi pasi Iraola mori drejtimin e Liverpool pas shkarkimit të papritur të Arne Slot.
