I bëri me vadë, ja sa vota i mori Armend Muja në Lupç i Poshtëm
Vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve, ministri në detyrë i Bujqësisë Armend Muja përuroi një projekt të quajtur “vada” e cila u bë virale në rrjetin social. Ky projekt nga Muja u pat cilësua për ujitjen e tokave bujqësore në Lupç të Poshtëm, ku pjesëmarrës në përurim ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ndonëse, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk mori më shumë se 34 vota nga lupçasit.
Në krejt komunën e Podujevës, Armend Muja mori 583 vota.
“3, 2, 1, përhajr Lupç”, Muja pati deklaruar gjatë përuririmit të këtij projekti.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Muja pritet të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës me votat e përgjithshme mbi 16 mijë.
Në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës nga Vetëvendosje, më së shumti vota mori Albin Kurti, 352 vota. Ndërsa, në krejt komunën e Podujevës, mori 13 mijë e 490 vota.

