Rama në Ottawa: Prishtina dhe Ottawa forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka zhvilluar një takim në Ottawa me kryetarin e qytetit Mark Sutcliffe dhe përfaqësues të tjerë lokalë, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

Në takim, i cili u zhvillua në prani të ambasadorit të Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu, u trajtuan mundësitë për shkëmbim përvojash në fusha si planifikimi urban, mobiliteti, digjitalizimi, transparenca dhe shërbimet publike.

Rama theksoi se qytetet moderne përballen me sfida të ngjashme dhe se zgjidhjet më të mira vijnë përmes bashkëpunimit dhe ndarjes së praktikave të suksesshme. Në kuadër të vizitës, ai u takua edhe me këshilltarin lokal Rawlson King, ku u prezantuan modele që forcojnë administratën lokale dhe e vendosin qytetarin në qendër të shërbimeve.

Ky bashkëpunim synon të krijojë ura më të forta ndërmjet Prishtina dhe Ottawa duke nxitur shkëmbim të përvojave dhe zhvillim të përbashkët në qeverisjen lokale. /Kosova.info/

Go to TOP