Zvicra surprizohet nga Katari

Katari ka siguruar pikën e parë në historinë e tij në një Kampionat Botëror, pasi ka barazuar 1:1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui e ka nisur takimin me shumë guxim dhe ka qenë pranë golit që në minutat e para. Edmilson Junior ka përfituar nga një gabim i Manuel Akanji dhe ka dalur i vetëm përballë portierit, por Gregor Kobel ka reaguar në mënyrë vendimtare për ta shpëtuar Zvicrën.

Zviceranët janë kundërpërgjigjur shpejt me Dan Ndoyen, por portieri Mahmoud Abunada ka qenë në lartësinë e detyrës. Presioni i Zvicrës ka vazhduar dhe është shpërblyer në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Remo Freuler është penguar në zonë nga Abunada. Gjyqtari ka akorduar penallti, ndërsa Breel Embolo ka realizuar me qetësi për epërsinë 1:0, duke shënuar golin e tij të njëzet e pestë me fanellën e kombëtares.

Deri në fund të pjesës së parë, Zvicra ka krijuar edhe disa raste të mira për të dyfishuar rezultatin. Dan Ndoye ka qenë disa herë pranë golit, ndërsa një goditje e Michel Aebischer është larguar nga vija fatale nga Pedro Miguel, duke mbajtur Katarin në lojë.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra e Murat Yakinit e ka dominuar posedimin dhe rastet. Granit Xhaka e ka provuar nga distanca, Ruben Vargas është ndalur nga Abunada, ndërsa Embolo e ka humbur një mundësi të mirë nga afërsia.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së Zvicrës, Katari ka goditur në momentin më të rëndësishëm. Në minutën e katërt shtesë, kapiteni Boualem Khoukhi është gjendur më së miri në zonë dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë pas një krosimi të Homan Al Amin.

Goli i vonshëm e ka vulosur rezultatin përfundimtar 1:1 dhe i ka sjellë Katarit një pikë historike, të parën ndonjëherë në një fazë finale të Kampionatit Botëror.

Nga ana tjetër, Zvicra mund të pendohet për rastet e shumta të humbura që nuk e kanë lejuar ta mbyllte ndeshjen më herët.

FORMACIONET ZYRTARE

Katari: Abunad; Oui, Miguel, Khoukhi, Al-Amin; Abdulsallam, Madibo, Laye; Junior, Abdurisag, Afif; Trajner: Julen Lopetegui;

Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Zakaria; Rodriguez, Xhaka, Freuler, Aebischer; Vargas, Embolo, Ndoye; Trajner: Murat Yakin;

REZULTATI LIVE

Katar-Zvicër 1-1
Embolo 16′, Khoukhi 90+3′

GOLAT E NDESHJES

Goli i Embolo (Video)

Goli i Khoukhi (Video)

Go to TOP