Rama takon Anita Vandenbeld, diskutohen iniciativa të reja bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kanadasë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Anita Vandenbeld, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë në disa fusha me interes të përbashkët.
Sipas Ramës, gjatë takimit u trajtuan iniciativa që lidhen me arsimin, kulturën, inovacionin dhe shkëmbimet ndërinstitucionale, me synimin për të afruar edhe më shumë dy vendet dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi.
Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata mbeten elemente kyçe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.
“Partneritetet e qëndrueshme ndërtohen mbi besim, vlera të përbashkëta dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka deklaruar Rama duke vlerësuar rëndësinë e lidhjeve të vazhdueshme mes dy vendeve. Kosova.info/
