Ndeshja ndaj Brazilit sjellë debutimin e Diaz në Botëror

Ylli i Real Madridit, Brahim Diaz, është gati të realizojë një ëndërr të fëmijërisë, pasi do të debutojë me Marokun në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori ofensiv do të jetë një nga figurat kryesore të përfaqësueses marokene në ndeshjen hapëse kundër Brazilit, e cila zhvillohet në stadiumin MetLife në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diaz vendosi të përfaqësojë Marokun, pavarësisht interesimit të Spanjës, dhe tashmë është shndërruar në një nga liderët e skuadrës afrikane. Në njëzet e gjashtë paraqitje me kombëtaren marokene, ai ka shënuar katërmbëdhjetë gola.

Futbollisti njëzet e pesë vjeçar vjen në Botëror pas një sezoni me ulje-ngritje te Real Madrid, por paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit i siguruan më shumë minuta në fushë dhe një rol të rëndësishëm në skuadër.

Maroku hyn në këtë Botëror me ambicie të mëdha, pas suksesit historik në Kupën e Botës 2022, kur arriti deri në gjysmëfinale dhe befasoi botën e futbollit.

Kombëtarja marokene ka hyrë në një epokë të re nën drejtimin e trajnerit Mohamed Ouahbi, i cili zëvendësoi ish-përzgjedhësin Walid Regragui.

Go to TOP