Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10.8 për qind e tyre jetojnë vetëm
Të moshuarit që jetojnë vetëm po shtohen çdo ditë. Të dhënat e fundit të cens tregojnë se 10.8 për qind e personave të moshës së tretë jetojnë vetëm.
Ekspertët kanë marrë në analizë situatën e të moshuarve dhe kanë nxjerr në pah se 19 për qind e tyre kanë paaftësi të ndryshme.
Me rritjen e moshës, edhe shkalla e paaftësisë rritet, nëse për grupmoshën 65-69 vjec shkalla e paaftësisë për burrat është 9% dhe 12% për gratë pas moshës 85 vjeç, shohim që shkalla e paaftësie prek 40% e burrave dhe 47% të grave.
6 problemet më të shprehura tek moshat e treta janë shikimi, dëgjimi, lëvizshmëria, përkujdesja për veten dhe komunikimi.
Hipertensioni është sëmundja nga e cila vuajnë thuajse të gjithë të moshuarit.
Një studim me anë të pyetjeve drejtuar të moshuarve ka nxjerr në pah se 11% nuk kanë askënd që të kujdeset për ta , ndërsa 16% nuk kanë askënd që mund ti besojnë dhe flasin me të.
Me rritjen e jetëgjatësisë numri i të moshuarve do të vijojë rritet e paralel dhe nevojat e tyre për kujdes socio-shëndetësor.
Projeksionet e hartuara nga ekspert na tregojnë se numri i të moshuarve nga 90.900 në 2020, pritet të shkojë në 130.400 në 2030 dhe 161.100 në 2050.