Majko: SHBA mbetet mentore e kombit shqiptar, uron 250-vjetorin e pavarësisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka uruar 250-vjetorin e krijimit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e cilësuar SHBA-në si shtetin mik më të madh të shqiptarëve.

Në një reagim publik, Majko tha se me SHBA-në historia e njerëzimit njohu një model të ri të bazuar në liri dhe bashkëjetesë, ndërsa theksoi se asnjë shtet tjetër nuk ka bërë për shqiptarët aq sa kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

“SHBA ka qenë dhe mbetet një ‘mentore’ në distancë e kombit shqiptar. Në 250 vjet, SHBA e detyroi fatin ta shikonte në sy. Ai ishte edhe fati ynë”, u shpreh Majko në mesazhin e tij të urimit. /Kosova.info/


Go to TOP