Kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova në drejtim të Shqipërisë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në dalje nga Kosova për në Shqipëri në pikën kufitare Morinë janë krijuar kolona dhe pritje të gjata, pavarësisht se po punohet me kontrolle minimale dhe me të gjitha kapacitetet e mundshme.
QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë, si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Stacioni i Policisë Kufitare Morinë/Kukës, nga data 04.07.2026 prej orës 05:00 deri në orën 09:00, janë regjistruar 11,725 hyrje të shtetasve dhe 2,740 hyrje të automjeteve.
QKMK ka bërë të ditur gjithashtu se për më shumë informata qytetarët mund të kontaktojnë numrat zyrtarë të institucionit për asistencë.
