Serbia nuk iu bashkua masave të reja të BE-së kundër Iranit

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor që nuk ka respektuar masat e reja kufizuese të unionit kundër Iranit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell njoftoi sot se vendimit të miratuar nga Këshilli Evropian më 27 qershor i janë bashkuar vendet kandidate.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia, vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia dhe anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane i kanë vendosur sanksione shtetit aziatik, raporton b92.

Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit dhe BE-ja e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë, shtohet në deklaratë.

Theksojmë se shteti serb gjithashtu është një ndër vendet e vetme evropiane që nuk i kanë vendosur sanksione edhe Rusisë, e cila që nga 24 shkurti ka pushtuar Ukrainën.

Ndryshe, Irani dhe shtetet perëndimore po mundohen të arrijnë një marrëveshje të re rreth rritjes së kapaciteteve bërthamore të shtetit islamik.

Go to TOP