Scholz: Vendimi për aktivizimin e termocentraleve të vjetra është i përkohshëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se vendimi i Berlinit për riaktivizimin e termocentraleve është i përkohshëm dhe se autoritetet mbeten të përkushtuara në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ai shprehu keqardhje për vendimin e aktivizimit të 16 termocentrale dhe për të lejuar funksionimin e 11 të tjerëve për shkak të frikës së ndërprerjeve të reja në furnizimin me gaz natyror nga Rusia, për të kompensuar mungesën e energjisë.

“Për shkak të sulmit brutal rus ndaj Ukrainës, na u desh të përdornim përkohësisht disa objekte që u mbyllën, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore”, theksoi 64-vjeçari.

Ai këmbënguli se Gjermania mbetet e përkushtuar për t’i dhënë fund emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2045, që është shumë më herët se vendet e tjera të mëdha industriale.

Scholz shtoi se Berlini do të bëjë gjithçka që mundet për të luftuar ndryshimin e klimës, raporton wp.

Por aktivistët e klimës kanë bllokuar rrugët kryesore brenda dhe përreth Berlinit kohët e fundit në shenjë proteste kundër planeve për projekte të reja të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

Ndryshe, Ministri i Energjisë, Robert Habeck, kanë përjashtuar mundësinë e zgjatjes së jetëgjatësisë së tre centraleve bërthamore të mbetura të Gjermanisë përtej këtij viti, duke argumentuar se kjo nuk do të zgjidhte nevojat e shtetit gjerman.

Go to TOP