Scamacca për të paktën gjashtë muaj jashtë fushës

Sulmuesi i Atalantas dhe i Kombëtares së Italisë, Gianluca Scamacca, do të mungojë në fillimin e sezonit pas këputjes së ligamentit, ka njoftuar klubi i Serie A të hënën.

Sulmuesi italian mund të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj.

Scamacca u lëndua gjatë humbjes së Atalantas ndaj Parmës 4-1 në një ndeshje miqësore parasezonale të dielën.

Klubi tha se sulmuesi do t’i nënshtrohet operacionit të hënën dhe Scamacca do të mungojë në fillimin me ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Real Madridit më 14 gusht.

Atalanta fitoi Europa League sezonin e kaluar, me Scamaccan që shënoi gjashtë gola në këtë garë. Ai gjithashtu realizoi dymbëdhjetë herë në kampionat ku Atalanta përfundoi e katërta në renditje për t’u kualifikuar në Champions League.

Scamacca nuk arriti të gjente rrjetën në Euro 2024 ku ai nisi titullar në tri nga katër ndeshjet e Italisë, para eliminimit në fazën e 1/16 të finales.

Go to TOP