Rruga Brezovicë – Prevallë, vështirë e kalueshme
Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë – Prevallë është vështirë e kalueshme.
Bëhet thirrje që automjetet të mos lëvizin pa pajisje dimërore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtij vikendi parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës dhe si pasojë e kësaj në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta.