Rrufeja goditi një aeroplan mbi Britani

Një aeroplan që po fluturonte dje drejt aeroportit Heathrow në Londër është goditur nga rrufeja. Fluturimi i British Airways nga Shtutgarti u devijua pas një goditje rrufeje dhe avioni u ul në aeroportin Gatwick, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Linja ajrore konfirmoi për Sky News se fluturimi u zhvillua në kushte të këqija atmosferike, por nuk dha detaje të mëtejshme. Pasagjerët u dërguan në destinacionin e tyre të planifikuar të Heathrow pasi avioni u ul në Gatwick pak para orës 14:25 me kohën lokale.

@dailymail A British Airways plane was struck by lightning on its approach to Heathrow Airport, shocking passengers and forcing the crew to divert the flight path. The plane instead landed at Gatwick, with passengers praising the captains decision. #plane #flight ##storm #breakingnews ♬ original sound – Daily Mail

Një goditje rrufe në një avion nuk është një ngjarje kaq e rrallë

“Fluturimi është devijuar për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar në planet e udhëtimit të klientëve tanë,” tha një zëdhënës i British Airways. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme në avion.

Zyra britanike e Metologjisë tha dje se kishte “reshje të dendura dhe bubullima” me “rrufe të shpeshta” në shumë pjesë të Anglisë, përfshirë Londrën. Ekspertët shprehen se nuk janë aq të rralla rastet kur rrufeja godet një avion gjatë fluturimit. /Kosova.info/

Go to TOP