Rreth 80 qytetarë të Kaçanikut shtrohen në spital, dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm

Rreth 80 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për shkak të simptomave që dyshohet të jenë të helmimit nga uji i pijes.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, në një bisedë telefonike tha se disa qytetarë tash e tri ditë janë me simptoma të helmimit.

“Është dita e tretë që disa qytetarë kanë simptoma që dyshohet të jenë të helmimit nga uji i pijes. Dikur rreth 80 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të këtyre simptomave. Janë simptoma të lehta”, deklaroi Ilazi.

Ai tutje shtoi se mostrat e ujit i kanë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë publike dhe se sipas rezultateve, uji është i pijshëm.

Go to TOP