Përfundon aksioni policor në Shtërpcë – krejt çka u sekuestrua

Ka përfunduar aksioni i sotëm policor i cili u zhvillua në katër lokacione të Komunës së Shtërpcës.

Lajmin e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Maloku tha se aksioni është zhvilluar në objektin e strukturave paralele të Serbisë, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.

Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, materiale e dokumentacione.

Ndryshe, aksioni i sotëm në Shtërpcë nuk ndërlidhet me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por me largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. 

Go to TOP